Seanca e sotme e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Pritjet nga Seanca e Demarkacionit

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme, ku pritet  të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, dje ka deklaruar se do të ratifikohet marrëveshja për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse ende nuk janë siguruar të gjitha votat.

Kreu i legjislativit shpreson se ata që janë kundër kësaj marrëveshjeje do të reflektojnë dhe ta japin votën pro saj.