Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Daut Haradinaj: Nëse Albin Kurti është kryeministër e Ramush Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet

Kandidati i AAK-së për deputet Daut Haradinaj është kthyer për të folur për demarkimin me Malin e Zi.

Sipas Daut Haradinajt, kufiri do të kthehet aty ku ka qenë, por sipas tij ky problem do të zgjidhej shpejt nëse Albin Kurti është kryeministër e Ramush Haradinaj president.

“Nëse Albin Kurti dhe z.Haradinaj janë bashkë, njëri president e tjetri kryeministër, zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi edhe kufiri ka me u kthy aty ku është”, tha në “Kallxo Pernime” Daut Haradinaj.

Sipas tij, Mali i Zi ka qenë i interesuar për ta korrigjuar gabimin por në Kosovë s’kanë qenë të interesuar.

“Edhe vetë Abazoviq ka marrë qëndrim pozitiv edhe vetë Gjukanoviqi në atë kohë ka qenë shumë konstruktiv, i hapur me ndreq gabimin. Vetëm ne këtu nuk kemi qenë të interesuar me e ndreq se u tutshin mos po fiton shumë Aleanca nëse kthehet kufiri aty ku ka qenë”, tha Haradinaj.