Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, sulmohen nga dy të dehur, policët pranojnë tretman mjekësor

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që kanë penguar dhe sulmuar policët që ishin në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 në rrugën “Fehmi Agani”.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Policët e sulmuar kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre u është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori  dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.