Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin që aksidentoi këmbësoren dy ditë më parë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili mbrëmjen e së mërkurës u përfshi në aksident trafiku duke goditur me makinë një këmbësore në Prishtinë.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar një ditë më vonë nga Policia.

Këmbësorja si pasojë e goditjes, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.

Ngasësi i makinës pas shkaktimit të aksidentit dyshohet se ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.