Ilustrim - Arkiv

Prishtinë, përleshje mes tri vajzave

Policia ka prangosur tri vajza, të cilat pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 3:00 të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas Policisë, dy nga të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si lëndim trupor.