Prishtinë - Lagjet 'Dardania' dhe 'Lakrishte' mbesin pa ujë të pijes

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se dy lagje në kryeqytet, lagjja “Dardania dhe “Lakrishte” kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes, pasi ka pëlcitur një gyp sot rreth orës 06:00 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes “Dardania” dhe “Lakrishte”. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, njofton Ujësjellësi.