Gruaja e dyshuar e përfshirë në rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj. Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë, identifikohet e dyshuara për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës ka identifikuar një grua e cila dyshohet për veprën penale – shpërdorim i pasurisë së huaj.

Policia ka njoftuar se kjo është bërë e mundur falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës ka mundësuar që  të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhë në prill të këtij viti, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej në komunikatë thuhet se hetuesit policorë të stacionit Qendra po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse lidhur me këtë rast.

Gruaja e dyshuar e përfshirë në rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj. Foto: Policia e Kosovës

Ndryshe Policia kishte shpërndarë dy fotografi të të dyshuarës dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj.

https://kallxo.com/lajm/policia-kerkon-ndihme-ne-identifikimin-e-nje-te-dyshuare-per-shperdorim-te-pasurise-se-huaj/