Gruaja e dyshuar e përfshirë në rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj. Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një të dyshuare për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një gruaje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gruaja të cilës iu janë postuar dy fotografi po dyshohet për përfshirje në një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj, rasti i cili ka ndodhur me datën 18 prill 2023.

Në njoftimin policor është thënë se ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Policia ka thënë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vend ndodhjes së saj, të kontaktohet Policia në numrin e telefonit 192.

Për publikimin e fotografive të të dyshuarës, Policia ka thënë se është marr autorizim nga prokuroria kompetente.

Gruaja e dyshuar e përfshirë në rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj. Foto: Policia e Kosovës
Gruaja e dyshuar e përfshirë në rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj. Foto: Policia e Kosovës