Prishtinë, gjendet i vdekur një 23 vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një 23-vjeçar është gjetur i varur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Josip Rela”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. “Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe informacionet e marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima i gjinisë mashkullore, 23-vjeç, ta ketë varur veten”, tha Borovci për KALLXO.com.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë e Forenzikës, specialistë për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të saj”, tha tutje Borovci.