Prishtinë, burri dyshohet se postoi foto me komente denigruese në rrjetet sociale të dy grave

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shkruar dhe postuar foto me komente të ndryshme denigruese dhe ofenduese në rrjetet sociale të dy grave.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu Policia ka njoftuar se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 15:00.