Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet një burrë pasi sulmoi zyrtarin policor gjatë shqiptimit të tiketës

Është arrestuar një burrë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë pasi gjatë shqiptimit të një tikete kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.

Në raportin e Policisë thuhet se, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse për të dyshuarin potencohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.