Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më 1 tetor të vitit 2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas Policisë, puna e hetuesve rajonalë lidhur me rastin në fjalë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në Graçanicë  të arrestojnë të dyshuarin, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

I arrestuari sipas policisë, me inicialet H. N., është 33-vjeçar, shtetas i Kosovës.

“Aktualisht hetuesit policorë po kryejnë  procedurat e  nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, bën të ditur Policia.