Prishtina gjobit LVV-në dhe LDK-në për shkelje të masave ndaj COVID-19

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj partive politike që thyen masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Së fundi janë shqiptuar nga katër gjoba nga dy mijë euro, dy për secilën parti.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inskpekcionit në komunë, Adonis Tahiri.

Komuna e Prishtinës në vazhdimësi ka shqiptuar gjoba të tilla për partitë të cilat me tubime zgjedhore thyen masat mbrojtëse ndaj pandemisë.