Presidentja Osmani takohet nesër me Ndihmës Sekretarin amerikan Todd Robinson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 21.03.2024 do të takohet me Ndihmës Sekretarin amerikan Todd D. Robinson.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 10:00.

Ndërsa, sipas njoftimit, pas takimit do të ketë një deklarim për media.

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ndodhet për vizitë në Kosovë.

Ai ka arritur në Kosovë më 20.03.2024 në mëngjes.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

Ndihmës Sekretari amerikan Todd Robinson për vizitë në Kosovë