Presidentja Osmani takohet me këshilltarin e presidentit Joe Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  është takuar sot me 16.06.2024 me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë Presidentja e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z., dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë”, – ka shkruar Osmani

Sipas këtij njoftimi thuhet se u fol mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së.