Presidentja Osmani pret në takim Presidentin e Bullgarisë- Foto

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me ceremoni shtetërore.

Osmani dhe Radev kanë filluar një takim të mbyllur për media.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit ata do të mbajnë konferencë për medie.

Presidenti i Bullgarisë gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas agjendës së kryeministrit takimi pritet të filloj nga ora 12.