Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Osmani: Kam shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një vjetorin e marrjes së detyrës ka thënë se përgjatë këtij viti nga vizitat dhe takimet ka shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të shtetit.

Osmani tha se është përpjekur maksimalisht të punoj në subjektivitetin ndërkombëtar.

“Si udhëheqëse e politikës së jashtme kam përfaqësuar në shumë vende. Gjatë këtyre takimeve kam takuar dhjetëra krerë shtetesh dhe kam pritur në Kosovë përfaqësues të rëndësishëm të shteteve mike. Nga vizitat dhe takimet kam shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të Kosovës. Në kuadër të samitit për drejtësi i organizuar nga Biden e kam përfaqësuar Kosovën”, ka shtuar Osmani.

Osmani foli edhe për dekretimin e ambasadorëve dhe tha se për herë të parë është bërë e mundur që shumica prej tyre të jenë diplomat të karrierës.

Jam krenare që kam dekretuar ambasadorë të cilët do ti shërbejnë Kosovës që janë duke e mbrojtur interesin tonë internacional. Për herë të parë kemi bërë të mundur që nga të gjithë shefat e misioneve diku ¾ të jenë diplomat të karrierës ndërkaq vetëm ¼ të emëruar sipas çelësit politik”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se që nga fillimi i mandatit të saj ka punuar për të mbrojtur integriteti i institucioneve, sipas saj ashtu siç është bërë më emërimin e kryetarit të KQZ, komandantit të FSK-së.

Tutje Osmani foli edhe lidhur me gjendjen e pandemisë dhe tha se viti i kaluar ishte sfidues për qytetarët.

“Si presidente kam bashkëpunuar me institucione që qytetarët të kenë qasje në vaksina të sigurta. Jemi duke punuar me institucionet relevante për të kaluar krizat”, ka shtuar tutje ajo.