Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Osmani: Gruaja, arkitektja e së ardhmes së shoqërisë sonë

Me poezinë kushtuar nënave është hapur sot në Prishtinë, edicioni i dytë i Festivalit Multikulturor që këtë vit mbahet me moton “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Gjatë hapjes së festivalit u tha se gruaja përfaqëson themelet e një shoqërie të emancipuar dhe u dënuan rastet e dhunës në familje me theks të veçantë ndaj grave dhe vajzave.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë gjatë hapjes së festivalit se gjatë këtij viti janë shtuar rastet e dhunës në në familje, me theks të veçantë ndaj grave dhe vajzave.

Presidentja Osmani ka thënë se gratë janë arkitektet e të ardhmes së shoqërisë sonë.

“Besoj fortë në nëna të cilat po i edukojnë djemtë e tyre, në vajzat që po i edukojnë vëllezërit e tyre, besojë fortë në edukatoret dhe mësues e profesoreshat që po i edukojnë gjeneratat e së ardhmes. Të dashura gra dhe vajza të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ju jeni inspirim për secilën prej nesh, për gratë që ju takojnë sot për herë të parë dhe për gratë e komuniteteve tuaja”, ka thënë prsidentja Osmani.

Festivali Multikulturor 2021 organizohet nga Orgaqnizta ‘Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve’, dhe këtë vit i dedikohet grave dhe vajzve, duke potencuar rolin dhe kontributin e tyr në shoqëri.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com