Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nesër në Kosovë, do të takohet me Kurtin e Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin e vendit, Albin Kurti. 

Sipas një njoftimi për media, Osmani do e pres në takim presidenten e Komisionit Europian nga ora 13:15, përderisa një orë më vonë von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Kurti. 

Von der Leyen sot ka nisur një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. 

Kjo vizitë u bë me qëllim që të diskutohet bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Presidentja von der Leyen, sipas agjendes sot është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup.

Të martën në mëngjes, ajo oritet të jetë në Podgoricë të Malit të Zi ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ndërsa pasdite presidentja von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministren, Ana Bërnabiq.

Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Kjo vizitë vjen pas takimeve të Presidentes von der Leyen në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor. 

Aty ajo mori pjesë në inaugurimin e zyrës ndërlidhëse të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe në Samitin e Procesit të Berlinit.