Takimi Thaçi- Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Foto: BE

Presidenti thërret konferencë lidhur me fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t`i drejtohet publikut lidhur me fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Këtë e ka bërë të ditur zyra për media e presidencës.  Zyra për informim e presidencës ka ftuar mediat në konferencë për sot në ora 17:00, ku do të flasë presidenti Thaçi.

Ndryshe, presidenti Thaçi të dielën që e lamë pas është takuar në Bruksel me presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.