Presidenti i Brazilit, Lula: Putin mund të marrë pjesë në G20 të vitit të ardhshëm në Rio pa frikën e arrestimit

Vladimir Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20 të vitit të ardhshëm në Rio de Zhaneiro pa frikën e arrestimit, ka deklaruar presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, teksa e merr drejtimin e kwtij forumi.

Putin akuzohet për krime lufte para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Lula – i cili është përpjekur në mënyrë të diskutueshme të pozicionohet si një paqebërës midis Moskës dhe Kievit. Lula ka thënë se “ajo që mund t’ju them është se, nëse unë jam president i Brazilit dhe nëse Putin vjen në Brazil, nuk ka asnjë arsye që do të arrestohet”.

Ofensiva verore e Ukrainës ka të ngjarë ta ketë një “kohë të arsyeshme, ndoshta rreth 30 deri në 45 ditë, me vlerë të motit luftarak të mbetur”, ka thënë udhëheqësi i ushtrisë amerikane gjenerali Mark Milley duke folur për Laura Kuenssberg të BBC-së.

Sipas Miller “ajo ofensivë filloi rreth 90 ditë më parë. Ka ecur më ngadalë nga sa parashikonin planifikuesit. Por ky është një ndryshim midis asaj që Clausewitz e quajti luftë në letër dhe luftë reale. Pra, këta janë njerëz të vërtetë në automjete të vërteta që po luftojnë nëpër fusha të vërteta të minuara, dhe ka vdekje dhe shkatërrim të vërtetë, dhe ka fërkime të vërteta”.

Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u ka bërë thirrje partnerëve të Kievit që t’i rrisin dërgesat e armëve të rënda, në mes të një kundërofensive të gjatë dhe të vështirë kundër forcave ruse.

“Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen e ofruar… ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda”, ka thënë Umerov në një fjalim të embargos lëshuar të shtunën.

Shefi i intelegjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, foli të dielën në forumin e Strategjisë Evropiane të Jaltës në Kiev, i cili mblodhi politikëbërësit ukrainas dhe ndërkombëtarë për ta diskutuar përparimin e luftës. Lidhur me taktikat e Rusisë, Budanov ka deklaruar se “Për sa i përket kreativitetit dhe fleksibilitetit, ne ende kemi një avantazh ndaj tyre, ato janë mjaft të vjetruara. Por ata po përshtaten, po përpiqen të ndryshojnë taktikat, të ndryshojnë mënyrën se si përdorin forcat, ata dështojnë keq me strategjinë e tyre, por taktikat e tyre kanë disa përmirësime”.

Ukraina zyrtare ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore i kanë ndaluar 25 nga 32 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia në një valë që kishte si objektiv Kievin dhe rajonin përreth.  

Banorët dhe aktivistët ukrainas pretendojnë se punonjësit rusë të sondazheve kanë bërë thirrje shtëpie me ushtarë të armatosur duke ndaluar ata që refuzojnë të votojnë në zgjedhjet e rreme që Rusia po i imponon në rajonet e pushtuara të Ukrainës. Njerëzit janë vënë nën presion për të shkruar “deklarata shpjeguese” që mund të përdoren si bazë për një çështje penale.

Rusia zytare ndërkohë ka thënë se ka pasur përpjekje për t’i sabotuar zgjedhjet e paligjshme – duke përfshirë një sulm me dron që shkatërroi një qendër votimi në provincën Zaporizhzhia në orët para se të hapej të dielën.

Në samitin G20, SHBA dhe Rusia vlerësuan një konsensus që nuk e dënon Moskën për luftën në Ukrainë, por u bën thirrje anëtarëve të shmangin përdorimin e forcës.

Ukraina e ka fajësuar Rusinë për vdekjen e dy punonjësve të huaj të ndihmës, të cilët thuhet se u vranë në Ukrainën lindore të dielën, pasi bombardimet ruse goditën një furgon që transportonte një ekip prej katër personash që punonin me një OJQ ukrainase, ndërsa dhjetëra dronë rusë shënjestruan Kievin dhe plagosën të paktën një civil. Road to Relief tha se Anthony Ihnat, një kanadez, vdiq në sulm, së bashku me punonjësen spanjolle të ndihmës Emma Igual, e cila studionte në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley. Ruben Mawick, vullnetar mjekësor gjerman dhe Johan Mathias Thyr, vullnetar suedez, u plagosën rëndë. Katër vullnetarët u bllokuan brenda furgonit ndërsa ai u përmbys dhe mori flakë pasi u godit nga predha pranë qytetit të Chasiv Yar, tha organizata në faqen e saj në Instagram, sipas AP.

Ministria e Jashtme rumune e ka ftuar kreun e misionit rus në Bukuresht për t’u ankuar për zbulimin e më shumë fragmenteve të një droni rus që mendohet se është përdorur në një sulm në Ukrainë. Ministri i qeverisë rumune Iulian Fota tha se ishte i pakënaqur për shkeljen e dukshme të hapësirës ajrore të Rumanisë. Ky është zbulimi i dytë i këtij lloji në territorin rumun këtë javë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka deklaruar të dielën se Koreja e Jugut do të sigurojë një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën duke filluar nga viti 2025, përveç 300 milionë dollarëve të premtuara më parë për vitin e ardhshëm, raportoi Yonhap News. Yoon e bëri komentin në një seancë të samitit të G20 të mbajtur në Delhi, Indi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë bërthamore pas një rritje të luftimeve pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia. Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka thwnw se ekspertët e tij në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë raportuan se kishin dëgjuar shpërthime gjatë javës së kaluar./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala