Premtimet e AAK-PSD për shëndetësi

Koalicioni AAK-PSD ka premtuar se brenda mandatit katër vjeçar nëse e këto parti udhëheqin me Qeverinë, nuk do të lejojnë që barna nga Kina e India të shitën pa banderola.

Artan Ahmeti nga AAK-PSD  tha se reagimi i emergjencës do të jetë pesë minuta. Ai po ashtu premtoi se brenda gjatë muajve do ta bëjnë ligjin për transplantime të organeve.

Këto janë premtimet e koalicionit mbi shëndetësinë:

Jeta Xharra: A keni me leju me u shitë barna të Kinës e Indisë pa banderola?

Artan Ahmeti: Në fillim të mandatit.

Jeta Xharra: Deri kur kemi me mujtë me ble antibiotik, qetësues e antidepresantë pa receta të mjekut?

Artan Ahmeti: Ajo është vecse e ndaluar me ligj nuk e di sesi mundet me u leju.

Jeta Xharra: A keni me e unifiku pagesën për participim në krejt Kosoven se në një komunë ma shtrejt e në tjetërn ma lirë?

Artan Ahmeti: Do të bëhet në gjatë mujorin e parë.

Jeta Xharra:: Kur keni me i implementu dhomat e observimit dhe rehidrimit në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë?

Artan Ahmeti: Kjo mund të bëhet brenda vitit të parë të mandatit tonë.

Jeta Xharra:: Sa ka me qenë koha e reagimit të emergjencës?

Artan Ahmeti: Projekti që ka filluar në Prishtinë ka qenë i dështuar sepse qendra e reagimit të shpejtë. Me fillu brenda mandatit të parë, koha e reagimit është 5 minuta kjo dihet.

Jeta Xharra:: A guxoni me ja nalë kontratën kompanive private që nuk po e pastrojnë QKUK-në?

Artan Ahmeti: Problemi më i madh është në QKUK është sot papastërtia. Po, patjetër, guxojmë.

Jeta Xharra: Deri kur nuk kemi më i pa më specializantet duket protestuar?

Artan Ahmeti: Ministri s’ka pasur si me pas probleme se s’ka regjistra deri tash.

Jeta Xharra: Kur ka me hy në funksion Sistemi Informativ Shëndetësor?

Artan Ahmeti: SISH-i do të hyjë në funksion brenda në viti.

Jeta Xharra: A kemi me pasë najherë mundësi me u transplantu organe?

Artan Ahmeti: Me miratimin e ligjit. Ligji miratohet për 6 muaj.

Jeta Xharra: Kur kemi me pasë përkujdesje paliative në krejt territorin e Kosovës?

Artan Ahmeti: Kjo mund të bëhet brenda mandatit.

Jeta Xharra: Hulumtimet tona kanë gjetë që së paku në 5 klinika private ua kanë mundësu abortin, edhepse vetëm një klinikë private dhe QKUK ka licencë për një gjë të tillë. Qysh dhe kur ka me u vendos nën kontroll kjo veprimtari?

Artan Ahmeti: Me rritjen e numrit të inspektorëve. Duhet të bëhet dyfishimi i inspektorë do të bëhet në fillim të mandat.

Jeta Xharra: Kur ka me u aktivizu përkujdesja dhe mjekimi shtëpiak për pacientët të cilët nuk kanë nevojë për me u shtri në spital?

Artan Ahmeti: Edhe kjo është kompetencë e komunave besojmë brenda vitit të parë.

Jeta Xharra: Kur ka me pasë kontrolle sistematike dhe diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve tek fëmijët në qerdhe dhe në shkolla? A keni me e bo me ligj që krejt me kalu nëpër këto kontrolla?

Artan Ahmeti: Kontrolle sistematike e fëmijëve mund të ndodh në fillim të mandatit.