Prej sot për të hyrë në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit me dy doza            

Duke filluar nga sot, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Një vendim i tillë ishtë marrë nga Qeveria e Kosovës më 1 dhjetor, kur edhe ishin miratuar masat anti-COVID-19.

Në vendim po ashtu thuhet se shtetasve të Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë certifikatën e plotë të vaksinimit dhe testin PCR dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Sipas masave anti-COVID-19 që janë në fuqi, kufizimi i lëvisjes së qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 05:00 deri në orën 00:00.

Ndërsa, lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika ndalet në orën 21:30.