Visar Prebreza, KALLXO.com, Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com

Prebreza prezanton gjetjet e raportit për energjinë dhe klimën

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, Visar Prebreza nga KALLXO.com folur për gjetjet e raportit “Plani Kombëtar i Kosovës për Energjinë dhe Klimën – NECP”, i hartuar nga Philippa Gallop – Këshilltar për Energjinë në Evropën Juglindore nga CEE Bankwatch.

“Nëse sot vendosim diçka për energji domosdo do të na pengojë me e dekarbonizu në vitin 2050, pra duhet me e nis sot me mendu që ndryshimet me ndodh gradualisht”, ka thënë Prebreza.

Prebreza ka thënë se investimi i gazit ka një kosto të lartë.

“Një rekomandim tjetër që kemi marr prej kësaj analize edhe çka duhet Kosova me bë dhe çka ka bë mirë është që i ka thënë jo gazit, për shkak se gazi është pa si diçka që ne duhet me investu në infrastrukturën prej fillimit është kosto tepër e lartë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka listuar dy arsye në të cilat gazi ka ndikim më të madh.

“Në të dyjat, sepse nga aspekti ekonomik për shkak se është dashtë që investime të mëdha me kriju komplet rrjetin e qarkullimit të gazit, ajo kosto e madhe e rritë çmimin e gazit, secila kosto që investohet në një projekt kthehet në çmimin e atij produkti dhe e dyta është çështja ambientale që po ashtu gazi është ndotës dhe është pa si një tranzicion i karbonizimit, sepse është ndotës më i vogël se sa qymyri, por prap është ndotës”, ka thënë Prebreza.

BIRN organizon konferencën e nivelit të lartë për Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.