Arrihet marrëveshja klimatike për reduktimin e karburanteve fosile

Shtetet e shumta të botës kanë arritur një marrëveshje përparimtare për klimën të mërkurën, duke bërë thirrje për një tranzicion larg nga karburantet fosile në një marrëveshje të paprecedentë që i targeton kontribuesit më të mëdhenj në ngrohjen e planetit.

Marrëveshja erdhi me shpejtësi – pa diskutim apo kundërshtim – në një hapësire të mbushur plot në Dubai pas dy javësh negociatash dhe mosmarrëveshje në rritje.

Është hera e parë që një marrëveshje globale për klimën ka bërë thirrje në mënyrë specifike për ta frenuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Shtetet e shumta janë dakorduar të kalojnë nga lëndët djegëse fosile “në një mënyrë të drejtë, të rregullt dhe të barabartë” ndërkohë që e “përshpejtojnë veprimin në këtë dekadë kritike, në mënyrë që të arrihet zero neto deri në vitin 2050 në përputhje me shkencën”.

Kjo marrëveshje erdhi pas takimeve gjatë natës, rreth 24 orë pasi bisedimet supozohej të përfundonin./Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala