Postoi foto në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri, policia arreston lipjanasin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte publikuar foto në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarrim.

Më pas, forcat e rendit kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.