Politikanët në takim te Presidenti pa maska e dorëza dhe pa distancë

Krerët e partive politike në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nuk kanë mbajtur distancën e duhur të rekomanduar për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë së coronavirusit.

Në takimin e mbajtur në kohë pandemie, shumica e përfaqësuesve apo liderëve partiakë  nuk kanë pasur as maska e as dorëza.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike në Kosovë, por sipas fotografive të dërguara nga presidenca e Kosovës, pothuajse asnjëra prej tyre nuk janë kujdesur për masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, as nga ana e presidencës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë masë preventive në lidhje me pritjen e përfaqësuesve të partive.

Momentalisht në Kosovë janë 604 të infektuar me coronavirus, 128 të shëruar dhe 18 të vdekur.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes Facebook.

“wTF? Ku i keni maskat, dorëzat e distancën? Unbelievable! Çfarë shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme. Big FAIL! #rriNshpi. Kërkoj falje për gjuhën”, ka shkruar ai.