Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia zbulon një laborator të drogës në Leposaviq, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 24.02.2024 ka zbuluar një laborator të kanabisit në fshatin Granican të Leposaviqit, si dhe ka arrestuar një person – pronarin e shtëpisë ku është gjetur laboratori.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet R.V., janë gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40cm deri në 1.85 cm, si dhe paisje të tjera të cilat nevojet për improvizimin e laboratorit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen” – ka bërë të ditur për KALLXO.com, Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

I dyshuari fillimisht ishte në arrati, por që më vonë gjatë ditës është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje dhe i njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.