Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia tërheq bombë të improvizuar nga një kioskë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Të martën një person ka raportuar në polici se mbi kioskën që shërben si zyrë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka vërejtur dy qese që dyshohet të jenë mjet shpërthyes.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Lidhur me rastin që po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është njoftuar edhe prokurori.