Policia sekuestron dy armë zjarri dhe një elektroshok në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok në dy raste të ndryshme në Prishtinë.

Në rastin e parë, arma e tipit “Zoraki” është sekuestruar kur Policia kishte ndaluar një veturë në rrugën “Bill Klinton”. Bashkë me armën Policia ka sekuestruar edhe një karikator me 7 fishekë.

Ndërkaq në rastin e dytë Policia sekustroi një armë dhe një elektroshok pasi është raportuar për të shtëna në rrugën, “Bajram Bahtriri”.

Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.