Policia sekuestron disa mjete të mprehta dhe një armë me gaz në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit ka iniciuar disa raste të armëmbajtjeve pa leje, në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 14 fishekë  dje në Fushë Kosovë. Personi i ndaluar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Një qytetar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.

Në një rast tjetër, organet e rendit kanë ndaluar një qytetar në rrugën “Muharrem Fejza” dje në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një skalper. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, një thikë tjetër është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet nga një qytetar. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.