Policia për nisjen e qytetarëve drejt Serbisë: Situata është e qetë dhe stabile

Më shumë se dhjetë autobusë janë nisur drejtë Rashkës e Tutin-it me qytetarë serbë të veriut të Kosovës për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka deklaruar se situata është e qetë dhe stabile, ndërsa shtojnë se në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

Sipas forcave të rendit, pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave.

“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka përcjellë nga afër nisjen e qytetarëve serb drejtë Serbisë për votim për zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

Dhjetëra qytetarë serb janë nisur drejtë Rashkës për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presindenciale të Serbisë te cilët po mbahen gjatë ditës se sotme.

Në mënyrë të organizuar me disa autobusë qytetarët serb të veriut të Kosovës janë nisur pak para orës 8 nga stacioni i autobusëve i cili gjendet në Mitrovicën e Veriut.

KALLXO.com mëson se kolona deri në 2 kilometra janë krijuar nga automjetet private por edhe nga autobusët te cilët janë nisur nga lokacione të ndryshme të veriut të vendit.

Tutje siç mëson Kallxo.com deri më tani në pikën kufitare në Jarinjë nuk është hasur në ndonjë problem në aspektin e dokumentacioneve me votuesit qe janë nisur drejtë Serbisë për votim.

Kujtojmë se zgjedhjet serbe nuk janë lejuar që të mbahen në Kosovë, ndërsa të ashpra kanë qenë reagimet e shtetit të Serbisë karshi këtij vendimi.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës

Qytetarët serbë të Kosovës nisen për të votuar në zgjedhjet në Serbi