Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia merr informacione për të shtëna, gjen tri armë e 59 gëzhoja

Policia e Kosovës ditë më parë kishte marrë një informacion se në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Informacioni ishte marrë më 18 janar, ndërsa gjatë ditës së djeshme është bërë edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes janë konfiskuar tri pistoleta, njëra nga me leje dhe një DVR i kamerave.

Gjithashtu në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 59 gëzhoja dhe 1 predhë e fishekut.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.