Kolegji 'Mehmet Akif', Foto: Facebook
Policia me aksion të ri kundër Gylenistëve në Kosovë
Drejtori i Shkollës Yllka në Prizren Mehmet Yaman pjesë e kolegjit Mehmet Akif është shoqëruar sot në polici kanë raportuar zyrtarë të kësaj shkolle.
Policia sipas këtyre burimeve ka bllokuar edhe shkollën Yllka në Prizren.
Zyrtart e Policisë në Prizren të kontaktuar nga KALLXO.com kanë thënë se nuk kanë ide për ndonjë operacion të policisë në këtë shkollë.
“Nuk kemi as ide për mbylljen e kësaj shkolle. Policia nuk mbyllë çerdhe. Nuk kemi njohuri për mbylljen e këtij institucioni parashkollor”, tha Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Për të sqaruar situatën KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënsin e policisë Baki Kelani por edhe ky i fundit nuk ka pasur informacione për ndonjë aksion të policisë në këtë rajon.