Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për drogë

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës  po kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e qytetarit Arben Tahiri, 37 vjeçar, i lindur në Luzern të Zvicrës.

Sipas njoftimit të Policisë, Tahiri është i kërkuar për verpën penale ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.