Ilustrim
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një personi
Drejtoria Rajonale e Pejës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe identifikimin e një personi.
Sipas komunikatës, personi i kërkuar është Fatmir Basha, i lindur më 23.07.1980 në Pejë. Sipas Policisë, personi në fjalë kërkohet për veprën penale ‘arratisja e personit të privuar nga liria’.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected].