Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të arrestuar këtë person (FOTO)

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar, për të cilin kërkohet ndihma  e qytetarëve për bashkëpunim.

Sipas Policisë kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar Valdet (Gani) Vrankaj, i lindur në Skënderaj ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve.”

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]