Këta dy persona po i kërkon Policia, dyshohen për vjedhje (Foto)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 30 maj në Skenderaj.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës . Informacione për personat   në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.   Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet një njoftimin e Policisë.

Policia ka shtuar se  Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.