Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Elsadet Jefkaj, nga Peja, i cili po kërkohet nën dyshimin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e Rëndë.”

Policia ka bashkangjitur një foto të tij dhe ka bërë thirrje që kushdo që e sheh të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]