Ferizaj

Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Ferizaj

Dje, në orët e para të mëngjesit, ndodhi një vrasje e rënd në rrugën “Ejup Statovci” në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje. Sipas njoftimit 24 orësh, thuhet se një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar viktimën me armë të ftoftë.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari kishte probleme psikike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare me armë të ftohtë. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vrasje në Ferizaj, dyshohet se viktima është 82 vjeçare

www.kallxo.com