Vrasje në Ferizaj, dyshohet se viktima është 82 vjeçare

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur sot në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Dyshohet se një person i gjinisë femrore është vrarë. Një person është arrestuar dhe është duke u intervistuar”, tha ai.

Sipas policisë, viktima është 82 vjeçare.