Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Lipjan

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Lipjan.

Tre persona ishin përfshirë në një përleshje fizike, ku më pas një person pas lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Lipjanit, rreth orës  15:09.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas një përleshje fizike që kishin pasur me viktimën me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasojë e lëndimeve  kishte ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, si pasojë e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit, përderisa nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Sipas PK-së, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, si dhe rasti vazhdon të hetohet.

Këtë javë, opinioni publik u trondit edhe nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në Prishtinë, për arsye pronësore.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1

www.kallxo.com