Ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit i cili ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë- Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 4 persona.

“Afër udhëkryqit të Janjevës, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë 2 automjete ndërsa 4 persona kanë marrë lëndime të lehta. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit. Menjëherë janë lajmëruar edhe ekipet e emergjencës dhe policia po heton shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë- Ferizaj