Policia jep detaje për aksidentin në Grashticë

Në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orë 11:30 në fshatin Grashticë janë lënduar 3 persona.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në  fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës. Nga informatat e marra deri tani,  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar”, tha ai.

Tutje Borovci ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Aksident me të lënduar në Grashticë

www.kallxo.com