Ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm, në të cilin vdiq një grua.

Rasti ndodhi dje rreth orës 12:10 në fshatin Qikatovë e Vjetër në Drenas.

Policia ka njoftuar se vetura është vetaksidentuar.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe tre pasagjerë tjerë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti nën hetime, ka njoftuar Policia.