Policia interviston të dyshuarit për djegien e flamurit të Greqisë

Policia e Kosovës ka intervistuar dy të dyshuar në Prishtinë.

Sipas policisë, ata dyshohen për djegien e flamurit të Greqisë.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar  lirohen në procedurë të rregullt.

Incidenti dyshohet se ndodhi në fund të muajit gusht, përkatësisht pas ndeshjes të cilën Gjilani e humbi nga klubi qipriot Apoel në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 0:2.

Policia po mbledh prova për djegien e flamurit të Greqisë në Prishtinë