Policia interviston 7 persona në Skenderaj për falsifikim të votave në zgjedhjet e 17 tetorit

Shtatë persona janë intervistuar në Skenderaj nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votave, të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas njoftimit të Policisë, intervistimi i të dyshuarve është bërë me vendim të prokurorit, ndërsa dyshimi është se ka pasur manipulim të votave në një qendër votimi. Rasti është ende duke u hetuar.

Komuna e Skenderajt nuk do të jetë në balotazh, pasi që raundin e parë të votimeve, Fadil Nura i PDK-së fitoi 57.99% të votave, ndërsa Bekim Jashari fitoi 40.46% të votave.