Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia gjobiti 557 qytetarë për mosrespektim të ligjit për pandeminë

Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona.

Në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend aktualisht janë 9 mijë e 782 raste aktive me COVID-19.

Kurse, numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi e deri më sot është 73,635 raste nga 332,713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,655 raste të vdekjes.