Policia fillon largimin e 39 trupave nga kamioni në Angli

Policia ka filluar procesin e lëvizjes së kufomave të 39 personave të gjetur të vdekur në një kamion frigorifer në Essex të Britanisë së Madhe

11 nga viktimat që besohet se janë me kombësi kineze-ishin marrë me ambulancë nga Porti i Tilburit në spitalin Broomfield, Chelmsford.

Policisë i është dhënë kohë shtesë për të marrë në pyetje vozitësin Mo Robinson, 25, nën dyshimin se ka vrarë 8 gra dhe 31 burra, raporton BBC.

Ekzaminimet post mortore do jenë hapi i radhës i hetimeve, ambulanca që po barte trupat la portin në 19:41 nën përcjellje policore.

“Heqja e trupave do marrë kohë, dhe dinjiteti i viktimës është prioriteti ynë deklaroi një këshillues për policinë”.

Tre prona në Irlandën veriore janë sekuestruar dhe agjencia kombëtare për krime po punon për të hetuar nëse “grupe të krimit të organizuar” janë përfshirë.

Policia beson se pjesa ballore e kamionit kishte hyrë në këtë vend përmes Holyland në Wells të dielën, duke udhëtuar nga Dublini.

Stafi i ambulancës zbuloi trupat në një kontejner  në Parkun industrial Waterblade në Grays rreth 30 min më vonë.

Ambasadori i Kinës në Britani Liu Xiaoming shënoi në Twitter “Ambasada Kineze ka dërguar një ekip të udhëhequr nga këshilltari i ministrit për punë të jashtme në Essex, Angli”.

“Ata janë takuar me policinë lokale, të cilët kanë thënë se po i verifikojnë trupat e 39 të vdekurve, kombësia e të cilëve nuk mund të konfirmohet ende”.

Oficerët e policisë dhe këshilltarët kane shënuar në librin e ngushëllimeve, i cili ishte hapur në dhomat e këshillit në Thurroc, Essex.

Këto vdekje erdhën pas paralajmërimeve nga agjensia kombëtare e krimeve  dhe forcave kufitare për rritjen e rrezikut për kontrabandë në këto porte si Purfleet përmes Belgjikës.

Familja e vozitësit thuhet se janë të shokuar nga ajo se çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre Mo Robinson, dhe për arrestimin e tij e kanë marrë vesh në media.

Përgatiti- Ardita Zeqiri