
Foto: Policia e shtetit
Policia e Shtetit arrestoi ish- punëtoren e mirëmbajtjes së një banese, dyshohet për vjedhje
Një ish- punonjëse e mirëmbajtjes së një banese është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë ditës së sotme.
E njëjta po dyshohet se vodhi një shumë parash në një banesë. Operacioni i koduar si “gracka” u finalizua nga Policia e Shtetit ndërsa u sekuestruan edhe një shumë parash.
Nga provat e siguruara gjatë hetimit Policia e Shtetit ka njoftuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.
Pas hetimeve u bë edhe arrestimi dhe ndalimi i E.K.
Gjatë kontrollit të çantës së të dyshuarës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.